Edhe pse në dukje, historia e Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit duket si një histori në përralla, në të vërtetë edhe dashuria e të dyve ka pasur mjaftueshëm “lodhje”.

Të ftuar në emisionin “RUDINA” pasditen e së premtes, Sinani dhe Andrra kanë treguar historinë e njohjes së tyre.

“Unë bashkë me disa miqtë e mi u futëm në një qendër tregtare në Gjermani, dhe aty më takon një shoqja e Andrrës që ishte fansja ime. Bashkë me të ishte edhe Andrra dhe që kur e pashë më bëri për vete”, – tregoi këngëtari.

“Po mua më ka lodhur kjo! Pothuajse 1 vit ka zgjatur periudha e flirtimit dhe e njohjes. Kushti i saj i parë që ta merrja në shtëpi ishte të martoheshim në xhami sepse familja e Andrras është tradicionale. Kur ma tha, u befasova, thas