Kënga e cila është sjellur nga Shyhrete Behluli dhe Gold Ag  vitin që lam pas po thyen çdo rekord, shkruan Popullore.com

Dyshja janë përkujdesur që kjo këngë të prek një tematik tejet të fortë kështu duke arritur të bëjë përvete shumë fansa edhe jasht trojeve shqiptare.

“Vella e Moter” nga data e lansimit ka filluar të pëlqehet me të madhe duke qënduar kështu në vende të para të toplistave.

Ky super hit erdhi në bashkëpunim me produksionin Vizioni Libonia e si duket suksesi i kësaj këngë nuk ka të ndalur.Shyhrete Behluli dhe Gold Ag prekin majat e suksesit ku me këtë projekt kanë arritur të grumbullojnë 20 milion klikime.

Kjo shifër nuk është thjeshtë e rastësishme për arsyeje sepse këngëtarët kanë punuar shumë në projekt e si duket ky sukses është pritur.

Kujtojmë se “Vella e Moter” është një këngë e cila prek zemrat e të gjithëve dhe vazhdon të dëgjohet ende si në ditët e para të publikimit./Popullore.com