Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Seldi Qalliu me projektin e tij muzikor “Thyhen gotat’ për një javë ka arritur që në YouTube të sigurojë më shumë se 1 milion klikime, shkruan Popullore.com

Kështu Seldi Qalliu ka arritur që të listohet në mesin e artistëve që arrijnë që të thyejnë rekorde shikueshmërie për intervale të shkurtëra kohore.

Kënga menjëherë ka marrë komente pozitive në kanalin zyrtar në YouTube të Seldit dhe njerëzit e kanë komentuar si një nga projektet më të veçanta të Seldi Qalliut.

Rikujtojmë që Seldi Qalliu ka pak muaj që është fejuar me këngëtaren Mimoza Shkodra madje edhe muaj me parë si surprizë patën lansuar projektin muzikor me titull “Dashni”  këngë e cila ka thyer çdo rekord duke arkivuar tashmë 15 milionë klikime.