Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ka disa muaj që po lakohen shumë në mediet rozë dhe në rrjete sociale, madje në të shumtën e rasteve për lidhjen e tyre të dashurisë që për shumicën e audiencës ka qenë surprizë, shkruan Popullore.com

Ata vite më parë patën lansuar një bashkëpunim i cili pati prekur majat e suksesit dhe si duket e kanë mësuar tashmë recetën ideale për të gatuar vetëm hite. Ata nuk ka shumë kohë që e kanë lansuar edhe bashkëpunimin e tyre të dytë me titull “Dashni” dhe po prekin majat e rekordeve dhe klikimeve, sepse dita ditës po rritet interesimi për të dëgjuar këngën e tyre të dytë që ka ardhur si bashkëpunim dhe ka arritur afro 16 milionë klikime.

Ata të dy nuk ka shumë muaj që dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar edhe me fejesë./Popullore.com