Dona Janova nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare por kjo nuk po e pengon që të kthehet në një figurë të dashur dhe të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare, shkruan Popullore.com

Këngëtarja e njohur tashmë ka lansuar disa projekte muzikore që kanë qenë në bashkëpunim me nënën e saj Afërdita Demakun. Por si duket kësaj radhe ajo ka vendosur që të publikojë një projekt solo me titull “Rram pam pam”.

Muzika & Orkestrimi është bërë nga  Granit Gashi, ndërsa teksti nga Ghulo.

Rikujtojmë që Dona Janova ka hyrë fuqishëm në skenën muzikore dhe në një intervistë për Onair pati treguar që do punojë fortë për të realizuar shumë projekte muzikore gjatë këtij sezoni!/Popullore.com