Sabri Fejzullahu, Leonora Jakupi dhe Adelina Thaçi mbrëmë kanë surprizuar ndjekësit e tyre në rrjete sociale me një fotografi të postuar, shkruan Popullore.com

Ata tashmë kanë nisur që të bëhen gati për koncertin që shënon 50 vjetorin e karrierës muzikore të legjendës së muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu. Si duket tashmë kanë nisur edhe detajet e fundit për këtë koncert që pritet të mbahet me 15 shkurt.

Sigurisht që në këtë koncert nuk mund të mungonte as Leonora Jakupi dhe Adelina Thaçi të cilat gjithmonë kanë qenë pranë këngëtarit Sabri Fejzullahu në secilin rrugëtim të tij.

Fotoja flet më shumë se njëmijë fjalë

Dhe kur bëhen bashkë artistë të tillë vetëm duhet të presim surpriza të bukura./Popullore.com