Ai është një nga artistët më të veçantë që ka tregu muzikor shqiptar, madje ai ka arritur që të kthehet në emrin më të kërkuar për shkak të zërit dhe tematikave që përcjell në këngët e tij, shkruan Popullore.com

Kësaj radhe po ju tregojmë për projektet muzikore që këngëtari Daim Lala ka lansuar gjatë vitit 2017. Në fakt ai ende vazhdon ta mbajë epitetin e këngëtarit që lanson shumë kënga brenda vitit, madje jua bashkangjitë edhe klipe.

Dhe pikërisht në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni Vizioni Libonia ai ka publikuar këngën e tij me titull “Zemra zemra ” ani pse nuk na ka treguar nëse është dedikim apo thjesht një këngë e punuar për qejfi.