Vazhdon të mbahet si ikonë bukurie dhe model për femrat e reja dhe ato të estradës.

Është kjo këngëtarja e njohur Mihrije Braha, e cila ka vite prej se i sjell skenës projektet të shumë pëlqyera dhe të suksesshme.

Por, shumë më tepër se sa për anën profesionale, përflitet për dukejn e saj gjithmonë të freskët, thuajse si të një 20 vjeçareje. Ndonëse jo rrallëherë është pyetur për sekretin e saj të bukurisë, por pa dhënë shumë detaje, në formë shakaje është përgjigjur se Naimi po e mban në super formë. Këngëtarja kujdeset që çdo detaj të jetë në vendin e duhur sa i përket paraqitjeve të saja skenike, e madje edhe postimeve në llogaritë e saja sociale.

Por, ndoshta një detaj nuk e ka vërejtur tek fotoja e fundit e publikuar pak minuta më parë.

Vetullat tatoo, kanë vendosur ta tradhëtojnë kësaj radhe, duke zbuluar se nuk janë natyrale. Gjithsesi, kur shikohet në tërësi, Mihrija mbetet e pazëvendësueshme pavarësisht viteve që ajo i sheh thjeshtë si numër.