Janë padyshim dyshja më e suksesshme që ka tregu muzikor shqiptar, madje ato kanë arritur që me secilin projekt të tyre të arrijnë të kapin majat e suksesit, shkruan Popullore.com

Motrat Mustafa kanë një numër të madh të projekteve të lansuara deri tani dhe sot i kanë shtuar edhe një projekt muzikor të cilin e kanë titulluar “Kanagjegji”.

Edhe kjo këngë ka premisat e duhura për të kapur majat e suksesit, madje që në momentin e lansimit duket se do arrijë që të jetë një prej këngëve më të klikuara dhe të degjuara të Motrave Mustafa.