Janë çifti më i veçantë që ka showbizi shqiptar, madje ata kanë arritur që përrallën e tyre të dashurisë ta çojnë drejt altarit, shkruan Popullore.com

Po flasim për çiftin Sinan Hoxha dhe Andrra Destani të cilët tashmë kanë arritur që edhe të krijojnë bashkë një sipërmarrje të re. Ata kanë vendosur që këtë sipërmarrja ta quajnë “Andrra Coture”, ku do të shesin veshje nusërie dhe fustana solemne për të gjtha moshat.

Pikërisht në përurimin e kësaj datë të rëndësishme ata kanë treguar edhe disa sekrete për gazetarët të cilët kanë qenë të ftuar. Andrra është pyetur se çfarë shikon tek Sinani.

“Unë ja shoh zemrën, nuk ja shoh po ja ndjej”, është përgjigjur pa hezitim Andrra Destani.

Rikujtojmë që ata janë edhe prindër të një djaloshi me emrin Ansi./Popullore.com